KreuStil Jetese

Brenda eventit magjepsës të LUSH! VIP-at që morën pjesë!

Brenda eventit magjepsës të LUSH! VIP-at që morën

Firma e njohur dhe shumë e pëlqyer në mbarë botën LUSH organizoi pasditen e kësaj të enjte një event të veçantë, ku të pranishëm ishin shumë nga personazhet e njohur publikë. Magjia që ofrojnë produktet e LUSH është e pakrahasueshme, dhe ishte e pamundur që ndonjë nga të pranishmit të mos magjepsej, si nga dyqani në tërësi por edhe nga secili produkt në veçanti. VIP-at gjetën kohën në morinë e angazhimeve që kanë dhe nuk munguan në këtë promovim të produkteve fantastike të LUSH.

Nga aktroja Monika Lubonja, Orinda Huta, Ilda Lumani, Nevina Shtylla, Julka Gramo, e deri te Kledi Hysa, Cindy Marina, Ervin Kurti, Xhani Shqerra, Graciano dhe Argjira Spanca. Një detaj që tërhoqi jo pak vëmendje ishte kujdesi i vajzave që me shumë dashuri dhe mirësjellje shpjegonin përbërjen e produkteve të shumta që LUSH ka.

LUSH, me mbi 860 dyqane dhe 27 vjet përvojë, hapi dyqanin e parë në Shqipëri në Qendrën Toptani më 8 Mars. Në këtë dyqan, që ndodhet në zemër të Tiranës, do të befasoheni nga moria e produkteve që ua kalojnë edhe frutave e perimeve për nga freskia dhe vetitë e tyre natyrale. Që nga shampot, balsamët, sapunët, maskat, hidratuesit, make up-i, parfumet e deri te pastat e dhëmbëve do t’i gjeni me përbërës të freskët që mblidhen e përzgjidhen me shumë kujdes dhe hidhen drejt e në produkt me minimumin e prezervativëve dhe paketimit.

Dhe nëse mendoni se ka vetëm produkte për gra, e keni shumë gabim..pasi LUSH ka menduar për të gjithë. Madje kremrat e rrojës për meshkuj dhe produktet e tjera të kujdesit për mjekrat që janë aq shumë në modë tani, janë ndër produktet më të preferuara të LUSH. Po nuk mbaron me kaq. I keni parë ato bombat e vogla të banjës që mbushin vaskën me ngjyrat e aroma të mrekullueshme dhe flluska të vogla që të përkëdhelin trupin? LUSH është shpikësi i tyre dhe bashkë me to do të gjeni edhe shpikje të tjera produktesh banje në LUSH, plot me forma e ngjyra zbavitëse për të bërë që të lahen me dëshirë edhe ata që s’e kanë qejf ujin! LUSH ka menduar edhe për dhuratat që doni t’i bëni njerëzve të dashur. Mund ta marrësh të paketuar, ose mund ta bësh vetë duke zgjedhur çdo produkt me dorën tënde e duke e paketuar me shami të mrekullueshme të prodhuara nga shishet plastike apo pambuku organic.

LUSH jo vetëm që ka produkte të freskëta, të cilat keni mundësi t’i provoni, por mund të merrni edhe sasinë që dëshironi, duke kursyer shumë para. Madje një risi e këtij dyqani është se nëse kthen paketimin për ta ricikluar, merr një maskë të freskët dhuratë!

Pra mos humbni kohë, por nxitoni të vizitoni dyqanin i cili do t’ju bëjë të ndiheni si kurrë më parë..

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF