KreuStil Jetese

Eva nuk deshi të dalë nga shtëpia? “Kam shumë rroba, iki kur të më dojë qejfi”!

Eva nuk deshi të dalë nga shtëpia? “Kam shumë rroba,

 

Tonet kërcënuese të saj ndaj Luizit, i sollën Eva Alikajt përjashtimin nga ‘Big Brother VIP Albania’, edhe pse aktorja e njohur nuk kishte vecse pak ditë që kishte hyrë në shtëpinë e famshme .“Ta çaj kafkën”, i tha ajo këngëtarit e kjo nuk u tolerua nga produksioni.

U duk sikur Eva poi  bënte rezistencë largimit,  por në fund e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet. Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të veshur akoma e se do largohet kur të dojë.

Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.

Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba

Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

Eva: Jo mo nuk do shkoj.

Big Brother vendosi që Eva të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e djeshme.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF