Të gjithë rreth oxhakut. Fëmijët që presin dhurata poshtë pemës. Tavolina e tejmbushur me ushqime të përgatitura me delikatesën më të madhe. E pra Krishtlindja dhe Viti i Ri janë sinonim i familjes, por çdo vit gjithnjë e më shumë ka njerëz që i presin ato vetëm.
Gjithsesi mos e vrisni mendjen. Të jesh vetëm nuk do të thotë të biesh në depresion e ta kalosh të gjithë kohën duke qarë në divan, tërësisht e kundërta. Ju mund ta shfrytëzoni periudhën e festave për t’i dhënë më shumë energji vetes e për të dalë nga rutina. Ja disa këshilla se si të ndjeheni super në formë.
1.Jini të sinqertë. Të shohësh çifte që ecin të kapur për dore nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë të lumtur. Merrni pjesë në festat e organizuara. Shkoni aty me kokën lart, e mos merrni me vete një të dashur të rremë. Kjo thjesht do t’ju bënte të ndjeheshit më të turpëruar.
2.Kur është koha më e mirë e vitit për tju dedikuar vetes suaj? Disa pushime, apo qoftë edhe një ditë e vetme larg rutinës së përditshme do tju rigjeneronin e do tju krijonin mundësinë të njihni njerëz të rinj.
3.Lexoni, lexoni, lexoni! Ju bën mirë çfardolloj gjëje: romane, revista, manual psikologjie etj. Kthehuni edhe njëherë fëmijë e mendoni se cilat janë ato gjëra që ju bëjnë të lumtur?si ishte atëhere mëngjesi i Krishtlindjeve? Zgjoni emocionet brenda jush.
4.Bëni diçka të re: një kurd kuzhine, një aktivitet sportiv, apo një pasion tuajin çfardo.
5.Dedikojini kohë të tjerëve, mbi të gjitha miqve. Përpiquni t’i bëni të tjerët rreth jush të ndjehen sa më mirë, e në këtë mënyrë kjo do t’ju bëjë ju të ndiheni më të lumtur. Do të ishte mirë ndoshta të kalonit më shumë kohë edhe me të moshuarit. Shkoni në një azil, dhurojini atyre diçka të vogël e jetoni me buzëqeshjen që do t’iu dhurojnë.