Edhe pse vera praktikisht në Shqipëri shkon deri në fund të shtatorit, le ta pranojmë, të gjithë i japim jozyrtarisht lamtumirën sezonit të plazhit diku në fundin e muajit gusht. E para në listën e detyrave të përgatitjes për vjeshtën? T’i dhurojmë lëkurës, flokëve e trupit shëndetin dhe shkëlqimin që ja rrëmbyen muajt e shpenguar të verës. Fillimi i vjeshtës është periudha adapte për përkujdesjen e lëkurës dhe flokëve ndaj për të mësuar më shumë rreth trajtimeve të nevojshme të stinës ne pyetëm Rudesën, menaxheren e qendrës estetike Velur, e cila ndau me Bordo disa këshilla dhe sugjerime për rutinën e re të kujdesit vetjak për sezonin vjeshtak.
Fund sezoni vere, fillim vjeshte për çfarë ka më shumë nevojë lëkura, flokët apo trupi pas një vere të nxehtë dhe pas plazhit?
Në gjithë energjinë që na përçon vera me diellin, detin, netët e gjata apo takimet me miqtë, ne të gjithë e gjejmë veten pak më të “shkujdesur” në kujdesin ndaj vetes. Nga njëra anë jemi vetë ne, nga ana tjetër temperaturat e larta, ekspozimi në diell apo qëndrimi në vende të mbyllura me ajër te kondicionuar mund të përkeqësojnë disa ndjeshmëri të lëkurës por edhe të shkaktojnë disa të tjera. Për disa persona temperaturat e larta nënkuptojnë lagështi të ulët në lëkurë, humbja e ujit nga lëkura jo vetëm që e acaron por çon edhe në dehidratim të lëkurës, gjithashtu për disa të tjerë temperaturat e larta çojnë në lagështi të lartë nën lëkurë e cila si pasojë e djersës, yndyrës në sipërfaqe dhe qelizave të vdekura, kontribuojnë në shfaqjen e akneve. Nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një gjë për çfarë ka më shumë nevojë lëkura, trupi dhe flokët mbas sezonit veror padyshim do të ishte HIDRATIMI.
Cilat janë trajtimet që këshillohet të bëhen?
Për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së lëkurës detoksikimi është i domosdoshëm. Trajtimi ynë i preferuar i cili bën një detoksikim të thellë të trupit së brendshmi dhe lëkurës si një organ më vete është Rituali i Plotë i Hammamit Tradicional Turk. Pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura dhe largimi i lëkurës së dëmtuar do t’i japin mundësi lëkurës të marri frymë, të jetë më e shëndetshme dhe më e lëmuar. Shoqëruar ky ritual me trajtimin e trupit me krem me përmbajtje acid hyaluronik triple është një nga trajtimet më të mira për trupin mbas verës.
Fytyra ashtu si edhe trupi ka nevojë për detoksikim, pastrim të poreve dhe trajtim të problematikave specifike, të ndryshme në persona të ndryshëm. Në Velur ne ofrojmë trajtime të ndryshme për çdo gjendje të lëkurës, si trajtime SPA por edhe trajtime të mjekësise estetike. Për shembull, një trajtim oskigjenues me frutat e stinës vjeshtë /dimër 2022 është një trajtim i mrekullueshëm dhe nxitës i vërtetë i energjisë dhe vitaminave për të ringjallur lëkurën dhe për ta përgatitur atë për muajt e ftohtë që vijnë pas.
Gjatë muajit shtator një nga shqetësimet më të shumta që hasim lidhur me flokët janë dehidratimi, majat dyshe që këputen lehtë, për këtë kemi trajtimin me pjastrën e ftohtë infra-red. Ky trajtim ushqen, përmirëson strukturën dhe mbush kutikulën e flokëve me aminoacide dhe vitamina, duke i dhënë flokëve vitalitet. Gjithashtu, mezoterapia e flokëve ku përbërësi kryesor i koktejlit me vitamina është biotina, është një nga trajtimet më të kërkuara pas verës ne Spa-në tonë.
E sigurisht të mos harrojmë këmbët, ku shapkat e sheshta, ecjet zbathur dhe përdorimi i gabuar i një palë sandale, krijojnë ndonjë kallo të bezdisshme, dëmtojne thembrat duke krijuar aty-këtu ndonjë çarje. Ndërkohë që klienti relaksohet dhe shijon kohën e vet me një kafe apo një çaj nga spa bari ynë, ne kujdesemi që të trajtojmë çdo problematike të këmbëvë dhe thonjve dhe sigurisht kujdesemi për një pamje sa më të bukur të tyre.
Nëse dikush ka një buxhet të limituar çfarë ofrohet në qendrën tuaj, cilat janë ato trajtime të domosdoshme pas plazhit dhe që nuk kushtojnë shumë?
Në Velur jemi kujdesur të krijojmë raportin perfekt cilësi/ shërbim/ çmim.
Më sipër në një nga trajtimet që ne rekomandojmë pas verës kam përmendur hammamin, një piling trupi në hammam kushton vetëm 3500 lekë, dhe është një nga trajtimet që ne jua rekomandojmë të gjithëve përpara dhe pas plazhit. Skrabi i trupit i cili pastron dhe lëmon lëkurën kushton vetëm 3300 lekë, apo trajtimi i plotë i këmbëve, pedikyri spa, i cili kushton 2800 lekë; trajtimet e fytyrës të cilat fillojnë nga 4500 lekë, apo trajtimi i flokëve me pjasterin e ftohtë infra- red i cili kushton 2500 lekë. Janë këto dhe shumë trajtime të tjera të cilat besoj se janë të përballueshme nga të gjithë.
Po për klientët që duan të përkëdhelen pa menduar për shpenzimet çfarë ofrohet?
Do thoja një ditë të plotë Spa, duke filluar me ritualin e plotë të hammamit turk, dhe gjej rastin të theksoj se në Velur kemi hammamin tradicional turk, i kombinuar ky shërbim me një masazh luksoz me qirinj të shkrirë, ku parafina organike përveçse do të japi një ndjenjë të paqtë qetësie do të ushqejë thellësisht lëkurën duke e lënë më të butë, më të shëndetshme dhe plot shkëlqim. E të vazhdojë me pas me një trajtim fytyre sipas nevojës që lëkura e klientit ka; më pas një manikyr e pedikyr spa dhe duke përfunduar me një trajtim spa për flokët.
Gift Cards me shërbime në Velur është një ide shumë e bukur për dhurata/ Çfarë mund të përmbajë një gift card këtë sezon?
Një çertifikatë dhuratë me shërbime spa, unë e quaj dhurata perfekte që mund t’i bësh dikujt i cili ka gjithçka. Të gjithë ne gjendemi shpesh përballë dilemës se çfarë dhurate t’i bëjmë personit tonë të zemrës, apo personave që duam t’ju shprehim mirënjohje, apo thjesht një dhuratë për të thënë faleminderit. Pavarësisht rastit, një shërbim spa është një dhuratë e cila të nderon dhe personi që e merr e shijon pamasë, sepse shpesh të gjithë ne, e vetmja gjë për të cilën kemi nevojë është pak kohë për veten. Në çdo sezon ne krijojmë paketa speciale të skontuara ku përfshihen disa shërbime te kombinuara, duke ju pershtatur sezonit. Gjatë këtij sezoni paketat do të përfshijnë trajtime të cilat ne i kemi përmendur më sipër duke ju përshtatur buxhetit dhe problematikave të gjithsecilit.
Cilat janë gabimet që bëjmë më së shumti gjatë verës dhe plazhit?
Ndodh që gjatë verës, jemi pak më të shkujdesur dhe asaj rutinës tonë të përditshme i shkurtojmë disa hapa. Zakonisht vendosim kremin e diellit dhe dalim direkt, ndërkohë kremi i diellit duhet vendosur minimumi 10-15 minuta përpara se ne të dalim në diell. Dhe nuk duhet të mjaftohemi me vendosjen e kremit në mëngjes, shumë persona mendojnë se spf e lartë mbron më shumë lëkurën dhe mjaftohen duke e vendosur vetëm një herë ndërkohë që për të patur të njëjtin nivel mbrojtje duhet të aplikohet çdo dy orë pavarësisht spektrit mbrojtës.
Të gjithë ne kërkojmë shumë atë ngjyrën bronz duke ndenjur me orë të tëra në diell, ndërkohë ngjyra që ne marrim nga rrezet është përgjigjja që lëkura jep nga dëmtimet e rrezeve UVA dhe UVB. Një seancë spray tan është nxirja më e shëndetshme që mund të kesh dhe mund të bëhet gjatë gjithë vitit, pa e dëmtuar lëkurën dhe pa u sfilitur në diell.
Klori i pishinave është gjithashtu shumë i dëmshëm për lëkurën dhe flokët ndaj do të këshilloja që pas çdo dalje nga pishina të shpëlaheni me ujë. E njëjta gjë duhet edhe në det, mbas çdo zhytje duhet të bëhet një dush për të larguar kripën. Dhe sigurisht të mos harrojmë asnjëherë që e njëjta vëmendje që i japim fytyrës i duhet dhënë edhe trupit duke e eksfoliuar herë pas here dhe duke e hidratuar përditë.
Rudesa, ju prej vitesh menaxhoni ‘Velur’ një ndër qendrat më të suksesshme estetike në vend! Cilat kanë qenë sfidat e menaxhimit dhe çfarë e bën Velur të bëjë diferencën nga qendrat e shumta estetike që ka Tirana?
U bënë 6 vite tashmë. Kjo ishte eksperienca ime e parë në menaxhimin e një spa-je. Në Velur kam pasur fatin të kisha dhe të kem një mentore shumë të zonjën për të më treguar shumë mirë rrugën. Si në çdo biznes sfidat ekzistojnë, por të bësh gjëra, kur në mendje ke vetëm klientin, marrëdhënien me ta dhe të mos bësh kompromis me cilësinë e dobët të shërbimit, duke e mbajtur gjithmonë në standarde të larta e duke i dhënë çdo klienti shërbimin më cilësor, modestisht mendoj se ky është çelësi. Për ne, si një klient i cili vjen një herë në muaj apo një herë në vit dhe një klient i cili vjen çdo javë, trajtohet me të njëjtin respekt dhe përkushtim. Gjithashtu kjo nuk është vetëm puna ime, kjo është puna e një skuadre me goca e gra që e dashurojnë atë që bëjnë dhe e bëjnë me përkushtimin e atillë që nëse do më jepej mundësia të zgjidhja një skuadër, për të bërë një punë çfarëdo, padyshim do zgjidhja të gjitha ato, sepse kanë një etikë pune që rrallë e gjen.
Botuar në Revistën BORD,Shtator 2022