KreuCelebrity

Sa nisi punën në Top Channel, porosia që Donaldi i la për Borën konkurentit të “Përputhen”!

 

Fansart vazhdojnë të shpresojnë në një ribashkim të Donald Veshajt me Bora Zemanin, e duket se kjo vle dhe për vetë aktorin, ose të paktën komentet dhe gjestet e tij këtë lënë të kuptohet.

 Ai po po vijon përpjekjet për të bindur moderatoren ta falë. Jo më larg se ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah tij. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës.

Por Donaldi paska lënë atij dhe një porosi. Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut.

Në foton që “Panorama Plus” ka siguruar binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun.

Përkundrazi, moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët show”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF