KreuCelebrity

Vendi i parë në BE, Austria bën të detyrueshëm vaksinimin!

Austria ka miratuar vaksinimin detyrueshëm kundër Covid-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke u bërë në këtë mënyrë vendi i parë i BE-së që merr një masë kaq drastike.

Ky propozim ishte diskutuar prej kohësh, por tashmë është zyrtarizuar. Vendimi kaloi në parlament me 137 vota pro dhe 33 vota kundër.

Vendimi u mor për të rritur normat e vaksinimit, që me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Europën Perëndimore.

Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti Omicron ka bërë që infektimet të arrijnë në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër skenar të tillë përmes stimujve të ndryshëm.