Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.Burimet policore bëjnë me dije se nga përplasja mes një makine tip “Citroen c1” dhe një kamioni kanë mbetur të vdekur katër persona, pjesëtarë të një familjeje nga Kosova, dy prindërit dhe dy fëmijë të mitur, 11 dhe 6 vjec. Një vajzë e vogël tre vjece është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta, por mendohet se bëhet fjalë për një parakalim të gabuar.