Sapo ka hyrë në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe mami në pritje Jonida Vokshi mezi po pret të takojë vajzën që pritet të vijë në jetë këtë verë.
Bukuroshja e ekranit ishte e ftuar (virtualisht) këtë pasdite në programin e Rudina Magjistarit, për të rrëfyer përjetimin e pritjes së ëmbël në karantinë, në shtëpinë e saj dhe bashkëshortit Besniku në Kosovë.
Jonida u pyet nga Magjistari nëse dyshja e kanë menduar një emër për bebushin dhe duket se këtë dilemë çifti i njohur e ka zgjidhur me kohë. Për dy prindër aktorë, nuk është aspak çudi që zanafilla e emrit të vajzës së tyre tê nisë nga një film. Kështu ka ndodhur edhe Jonidën dhe Besnikun.
“Ka kohë që e kemi zgjedhur, por duam ta tregojmë kur të vijë vajza në jetë. Ishim të dy duke parë një film dhe sapo dëgjuam atë emër, vetëm u pamë në sy dhe e vendosëm”; tregoi Jonida për zgjedhjen e emrit të bebushes, që duket se paska qenë dashuri me dëgjim të parë, për të dy prindërit.



















