KreuFashion

Të apasionuar pas makinave? Njihuni me 7 modelet SUV të vitit 2019!

 

Tani çdo markë automobilie ka prodhimet premium, ndryshe makinat SUV ose familjare. Së fundmi ato kanë dominuar tregjet, jo vetëm për komoditetin, por edhe sepse kanë përparësi në drejtim, qoftë terren i thyer apo i butë. Le të zbulojmë 7 më të mirat.

Audi Q5

Është e vështirë të zgjedhësh gabim një model të tillë të stilit të lartë si Audi Q5. Ato kanë një kabinë të bollshme, por edhe një performancë të shkëlqyer në ecje. Edhe pse është një automobile i kushtueshëm, Audi Q5 është i qetë dhe praktik, krahasuar me rovalet e saj, sepse duke qenë gjithçka e prodhuar nga Audi, garancia është maksimale.

BMW X3

Para se BMË të vendoste për të bërë SUV-të, ideja do të ishte qesharake, por X3 ka motor të fuqishëm benzinë dhe është e rafinuar. Ajo ka standarde të larta, goma të reja, duke e bërë shumë të qëndrueshme në rrugë të vështira si dhe ka të përfshirë një panel totalisht me prekje në kroskot, duke avancuar shumë në teknologji.

Jaguar F-Pace

SUV i parë i Jaguar është i mrekullueshëm. Ka hapësirë ​​dhe pamje në kabinë, të cilat e rendisin si modelin më të shitur. Ka motorë dizel cilindrikë me trasmision automatike, si dhe ka integruar ato me gaz. Ka një pamje mbresëlënës, tejet aerodinamike duke kombinuar në arkitekturë aluminin, duke rritur performancen dhe efikasitet.

Land Rover Discovery Sport

Discovery Sport ka cilësitë, komoditetin dhe hijeshinë e markës Land Rover. Siguron pamje të mirë falë sisistemit 4×4, edhe pse në pamjen e saj ndihet më shumë si një SUV tradicional, krahasuar me market e reja. Ka në brendësi një dizajn dhe stil praktik, duke ruajtur elementet britanike, por në aspektin teknik konkuron fort me rivalët e saj.

Mercedes-Benz GLC

Marka e mirënjohur për luksin dhe cilësinë, ndoshta nuk mund të konkurojë aq fort në version SUV për nga pamja, por kur flitet për motorin dhe performancën në rrugë, të bën të ndryshosh mendje. Ka një strukturë muskuloze me rifinitura kromi, bosht të gjatë dhe rrota të mëdha, të cilat garantojnë stabilitetin dhe sportivitetin.

Volvo XC60

 

Duke qenë makina më e sigurt e testuar ndonjëherë nga Euro NCAP, modeli i Volovo XC60 është e duhura nëse po mendoni për sigurinë e familjes tuaj në rrugë, por edhe e rehatshme për rrugë të gjata, pa harruar që vazhdon të jetë lehtësisht e përdorshme, pavarësisht çmimit duke e renditur si SUV-in më të shitur në Evropë.

Peugeot 5008

Ky është version më i madh i SUV, me 7 vende, një kabinë e stërmadhe e cila lundron në mënyrë të përsosur në çdo rrugë. Motori klasik dizel e bën shumë të fuqishme NË Çdo lloj rruge, pa harruar faktin se sjell teknologjitë më të avancuara si dhe një dizenjo atraktive, e cila e ka shpallur si makina më e bukur SUV e vitit 2018-të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF