KreuFashion

Ela Pera, mjekja make up artiste që qëndron pas imazhit të vajzave VIP!

Dëshira për të ndihmuar të tjerët e ka çuar Ela Perën drejt fakultetit të mjekësisë, ku arriti të diplomohej me rezultate të shkëlqyera…Megjithatë në të pandërgjegjshmen e saj flinte prej kohësh pasioni për të bukurën, aq sa mes një lufte ‘dëshirash e pasionesh’ duket se për momentin Ela ka zgjedhur të ushtrojë artin e grimit, por kurrsesi duke mos braktisur përfundimisht mjekësinë.

Prej dy vitesh Ela Pera ka sallonin e saj të bukurisë, ku mes paletash me ngjyra ajo ‘pikturon’ mbi portrete vajzash të njohura e ta panjohura. Shumë prej emrave VIP ja kanë besuar imazhin e tyre duarve të artistes-mjeke e cila në të dyja pasionet-profesionet e saj, qëllimi është i njëjtë: T’i bëjë njerëzit të ndihen mirë!

Prej sa kohësh merreni me këtë profesion, si ka lindur pasioni për të bukurën, grimin?

Kam 7 vite eksperiencë dhe 2 vite që kam hapur studion time. Pasioni për të bukurën më ka shoqëruar që në fëmijëri. Me kalimin e kohës dhe me feedback-un pozitiv që kam marrë nga njerëzit, kam arritur që ta kthej në profesion në profesion të mirëfilltë.

Për çfarë i keni përfunduar studimet?

Studimet e mia në fakt janë një sferë komplet tjetër. Kam studiuar mjekësi dhe mund ta them me bindje që mjekësia për mua ka qenë pasion i cili ka buruar nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.

Pse nuk zgjodhët të ushtronit profesionin për të cilin jeni diplomuar?

Për të qenë e sinqertë e quaj akoma të hapur mundësinë për ta ushtruar mjekësinë pa lënë pas pasionit për estetikën dhe grimin por duke i kombinuar te dyja.

Cilat janë tendencat e grimit, ngjyrat, për këtë sezon?

Moto e këtij viti është : “Grim pa grim”, minimalist, shkëlqim të natyrshëm (highlighter ishte tendencë 2018), jo tejkalim i konturit të buzëve, buzëkuqi kaf do ketë përparësi, vazhdon të qëndrojë në trend smokey eye, por këtë radhë me ngjyrë kafe.

Ju i referoheni tendencave të ‘beauty-hair’ apo eksperimentoni edhe me fantazinë tuaj”

I qëndroj besnike kërkesave të klientit. Sigurisht që në varësi të tendencave të ndryshme edhe kërkesat janë të ndryshme. Përpiqem aty ku kam hapësira t’i le vend dhe kreativitetit dhe fantazisë time. Përpiqem gjithmonë të ndjek dëshirat dhe kërkesat e klientëve por gjithmonë duke dhënë sugjerimet e mia. Pra një kombinim i të dyjave.

Me çfarë produktesh punoni ju në sallonin tuaj?

Markat me të cilat unë punoj, janë markat më prestigjoze botërore. Për punën time është shumë e rëndësishme që klientet t’i kushtojnë kujdes të veçantë trajtimit të lëkurës edhe para, ose pas make up dhe për këtë bashkëpunoj me Age Stop Switzerland, e cila ka rezultuar një linjë mjaft e pëlqyer edhe në tregun tone. Disa nga markat e Make-up të cilat unë përdor janë: Mac, Inglo, Hudabeauty, Sephor, Bobbibroën, Kryoline, Narsi, Anastasia

Çfarë gjejmë në “Make Up Ela Pera”, që nuk mund ta gjejmë në sallone të tjera?(duke qenë se sallonet e bukurisë janë përhapur në masë në Tiranë)

Shërbim professional, produkte tejet cilësore, dhe çmime mëse normale për të të gjitha vajzat e gratë shqiptare. Dhe më e rëndësishmja për mua është fakti që klientet e mia dalin përherë të kënaqura nga salloni dhe kjo gjë mua më plotëson më shumë se çdo vlerësim material.

Keni klientë VIP? Mund të përmdneni disa prej tyre?

Jam shumë e kënaqur që një pjesë e figurave televizive ma besojnë mua kujdesin për Make up dhe flokë. Nga ana tjetër është edhe përgjegjësi e imja që çdo dalje e tyre publike të reflektojë një pamje të kuruar. Disa nga personazhet VIP janë : Soni Malaj, Roza Lati, Kejvina Kthella, Dorina Mema, Anna Lika, Einxhel Shkira, Kiara Tito etj.

Ndiqni ju masterclasse të ndryshme brenda apo jashtë vendit?

Me shumë kënaqësi marr pjesë në Masterclasse të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. E bukura s’ka limit dhe tendencat ndryshojnë shpesh, prandaj edhe duhet të jemi me hapin e kohës.

Make up and eyebrows tattoo microblading”
?Kryqezimi i 21 Dhjetorit, ngjitur me polikliniken nr.9 
? +355699341850

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF