Garderoba juaj e dimrit nuk ka pse të përmbajë vetëm pulovra dhe pallto. Ju keni nevojë edhe për aksesorë të tjerë. Kur fryn erë nga të gjitha anët një shall I thurur apo prej pambuku do t’ju mbajë ngrohtë. Këtë sezon sigurohuni që garderoba juaj të përfshijë një sërë aksesorësh të nevojshëm për stinën e dimrit.
Mbrohuni nga I ftohti duke veshur një kapuç të thurur që do t’ju mbajë shumë ngrohtë
Një palë doreza prej Kashmiri kështu duart tuaja do të jenë të ngohta gjatë gjithë ditës
Një shall I mbushur metalik do t’ju mbajë ngrohtë dhe plus që është shumë shik
Çorape të cilat do t’ju mbajnë ngrohtë por edhe që janë stil gjithashtu dhe mund ti kombinoni me shallin metalik
Kufje për të mbrojtur veshët nga të ftohtët të cilat janë të buta dhe shumë të ngrohta
Nëse bluzja juaj nuk ka një kapuç atëherë provoni këtë kapuç prej Kashmiri I cili është njëkohësisht funksional dhe modern
Nëse dëshironi që në dimër të vishni fustane dhe funde ju mundeni me këto geta të cilat do t’ju mbajnë ngrohtë dhe janë stil
Për një pamje shik por njëkohësisht për të mbajtur duart ngrohtë atëherë provoni këto doreza prej lëkure