KreuStil Jetese

Audi A8 L Extended një makinë prerje XXXL

Është një model unik, i realizuar për një porositës “top secret” dhe ka kërkuar më shumë se një vit punë. Ky është Audi A8 Extended. Ndryshe nga Audi A8 L në seri, versioni Extended (i zgjeruar) është i pajisur me dy dyer shtesë dhe është i gjatë 6,36 metra. Për të ofruar ndjesinë maksimale të hapësirës i është vendosur një tavan prej xhami prej 2,4 metrash me tre panele të ndryshme lëvizëse për t’u ruajtur nga rrezet e diellit.

Kjo limuzinë gjermane është e lyer me bojë “Moonlight Blue” metalizato. Është e pajisur me gjashtë sedilje të vendosura në rend marshimi, një zgjedhje ndryshe nga ajo e mjeteve të tjera analoge. Pjesa e brendshme është veshur me lëkurë Valcona bojë bezhë kamoshi. Të gjitha sediljet kanë rregullime elektrike të pavarura nga njëra-tjetra dhe janë të ndara nga një krah qendror që përshkruan krejtësisht veturën. Sediljet e fundit kanë edhe një frigorifer dhe një ekran.

Për versionin A8 L Extended Audi ka zgjedhur motorin V6 3.0 biturbo benzinë në një version me 310 kuaj fuqi, me kambio automatike dhe tetë marshe. Limuzina mund të arrijë 250 km/orë ndonëse peshon 2 418 kg.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF