Më 28 shkurt të gjithë ata që janë të nominuar për Oscars, të gjitha kategoritë së bashku, do të ikin me një dhuratë rreth 242 000 euroshe. Sepse Oscars ose jo, e rëndësishme është pjesëmarrja.
E kompozuar nga kompania amerikane e marketingut, Distinctive Assets, pakoja surprizë për çdo të nominuar do të përmbajë këtë vit: një udhëtim (klasi i parë) në Izrael (70 000 euro), një tur 15 ditor në Japoni (68 000 euro) dhe 57 000 euro për të marrë me qera një audi A4.
Por përveç këtyre yjet e nominuar për Oscars do të kenë të drejtë për tre seanca për gatim me mbretin e të ushqyerit në SHBA, Jay Cardiello (1775 euro), një seancë kirurgjie plastike me lazer në qendrën më elegante të New York, 740 Park Plastic Surgery MD (7000 euro) dhe një stok me krem kundër plakjes me një vlerë prej 39 000 euro.
Dhe për të mos prishur asgjë, kjo dhuratë është edhe më ekstravagante se sa ajo e vitit të kaluar.