Shfaqja e artistes Shania Twain në çmimet People's Choice Country i la pa fjalë fansat e saj, të cilët gati nuk e kanë njohur. “Veshja e saj është elegante dhe super argëtuese, më pëlqen. Por… a jemi të sigurt që kjo është Shania Twain?” komentoi një fans.
"Mendova se ishte një drag queen që e imitonte atë"
"Viktimë e operacioneve kozmetike të pasuksesshme"
“Nuk e di kush është kjo zonjë, por përfundimisht, nuk është Shania”.
“Burri im nuk e njohu pavarësisht se ishte fans i Shanias prej vitesh”, shkruan një tjetër.
Transformimi është edhe më tronditës pasi dy vite më parë, ylli dukej krejtësisht ndryshe. Është e dukshme me sy të lirë se ajo iu drejtua fillerëve, duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fytyrë pak të fryrë pas një ndërhyrjeje të tillë.



















