Artistja e re Luna Çausholli, konkurrente për në “Këngën Magjike” në kategorinë e "New Artist”, ka marrë plot 5 jeshile nga juria për përformancën e saj.
Me këngën “Lule Margarita”, Luna rrëmbeu zemrat jo vetëm të jurisë por të gjithë publikut.
Kënga e këngëtares së re është realizuar nga emra të njohur dhe të suksesshëm në muzikën shqiptare; muzika nga kompozitori Kledi Bahiti, ndërsa teksti është shkruar nga Rozana Radi.
Veç performancës, Luna spikati edhe me pamjen e saj, ku për realizimin e veshjes për këtë paraqitje të rëndësishme për të, është kujdesur stilistja e mirënjohur Enada At’Nikolla.
“Nën efektin e magjisë së “Këngës magjike" dua të bëj falënderimet për të gjithë ata me të cilët e ndaj këtë sukses.
@arditgjebrea faleminderit për mundësinë dhe për mbështetjen e jashtëzakoshme që i jep të gjithë artistëve të rinj që të shkelin e të shkëlqejnë te “Kënga magjike".
Faleminderit @andeta_radi për profesionalizmin dhe dashurinë. Regjisorit Aldo Lipe për realizimin fantastik të klipit të këngës dhe gjithë stafit realizues të Këngës Magjike.
Dhe faleminderit nga zemra jurisë profesioniste: @sardi.shehu @marselacibukaj @anxhelaperisteriofficial_ @kleartduraj @andiivrapi Ju jam përgjithmonë mirënjohese!”, ka shkruar ajo ndër të tjera në një postim në rrjetin social Instagram.



















