KreuCelebrity

Kate Middleton, probleme të shëndetit mendor? Cfarë fsheh pallati mbretëror britanik!

Kate Middleton, probleme të shëndetit mendor? Cfarë fsheh pallati

Skandali i Kate Middleton vazhdon të pushtojë faqet e para të gazetave në mbarë botën, pas operacionit misterioz të barkut, për të cilin Shtëpia Mbretërore nuk dëshiron të japë asnjë detaj. Për shkak të këtij misteri që rri pezull mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Princeshës së Uellsit, kanë lindur shumë teori. Disa thonë se gruaja e Princit William vuan nga kanceri, të tjerë janë të bindur se ajo ka probleme me shëndetin mendor.

Kate Middleton, probleme të shëndetit mendor? Cfarë fsheh pallati

Angela Levin, biografe e mbretëreshës Camilla, u shpreh gjithashtu kundër mungesës së informacionit për Princeshën e Uellsit, duke thënë se sëmundja e paraportuar mund të lidhet me një problem mendor të shkaktuar nga stili i ethshëm i jetesës së monarkes së ardhshme dhe presioni mediatik. Gjithashtu spekulohet se princesha në fakt i është nënshtruar një histerektomie totale, një operacion gjinekologjik që heq mitrën dhe qafën e mitrës. Specialistët thonë se në disa raste mund të hiqen edhe tubat fallopiane dhe vezoret nëse është e nevojshme.

 Zhdukja e Middleton ka ngritur në tërësi shumë pikëpyetje. Për më tepër, sjellja e Ëilliam e thelloi misterin. Ai anuloi disa nga detyrat e tij publike, papritur, pa shumë shpjegime. Edhe imazhi i saj në një makinë të drejtuar nga e ëma në  Ëindsor, që tentoi të qetësonte ujrat në fakt prodhoi rezultatin e kundërt, e ndjekësit thanë se "aty dukej një fytyrë që fare mirë mund të mos jetë e saj".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF