Genta Ismaili, një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, fale zerit te fuqishem dhe stilit te veçantë, ka arritur të fitojë zemrat e shumë adhuruesve. Megjithatë, Genta ka pasur një periudhë të gjatë pa aktivitet pas lindjes se 2 binjakeve te saj. Ajo vendosi t’i përkushtohet familjes derisa fëmijët e saj të rriten pak më shumë.
Megjithate, muajt e fundit, Genta kishte filluar të përgatite për një koncert te madh ne shënim te 20 vjetorit te karrierës së saj. Plani ishte të realizonte një koncert unike që nuk ishte parë më parë në Kosovë. Por, përgatitjet dhe energjia e saj e madhe u ndalën papritur. Fatkeqësisht, Genta pësoi një aksident trafiku ditët e fundit. Sipas burimeve të sigurta, për emisionin ”IN&Out” të TV 21, ajo u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.
Pas momenteve të vështira, artistja ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ky aksident e ka ndalur atë në realizimin e koncertit të saj. Fansat janë shumë të pasionuar dhe po presin me padurim një këngë të re nga Genta Ismaili, duke vazhduar të publikojnë hitet e saj kudo ne rrjetet sociale.



















