Dieter Zetsche është pronari i madh i “Mercedes-Benz” dhe gjithaçka është duke shkuar për mrrekulli për firmën e tij e cila prej dy vitesh tashmë kryeson listën e prodhuesve “premium” të makinave dhe rezultate më të mira tregëtare të firmës priten për kompanin gjermane gjatë vitit 2018.
Në sallonin e fundit të Detroit, Dieter tregoi preferencat e tij personale përsa i përket automjeteve, madje edhe shpjegoi se cilat ishin, sipas tij, katër ikonat më të mëdha të botës automobilistike të të gjitha kohërave.
Në katër automjetet e preferuara të bosit të madhe të “ Mercedes- Benz”, kishte vetëm një makinë të prodhuar nga kompania e tij, “Mercedes Benz 300 SL”, i cili vazhdon të frymëzojë edhe sot prodhimin e makinave sportive.
Ndërkohë makinat e tjera të cilat bosi i kompanisë më të suksesshme të prodhimit të makinave preferonte, janë “Porche 911”, “Jeep Wrangler” dhe “Ford Mustang”, të cilat gjithashtu i ka cilësuar si ikona të botës së makinave.