KreuArt

The Great Dictator: Filmi kult i Charlie Chaplin!

I shfaqur në SHBA në vitin 1940, ky film i Charlie Chaplin ishte suksesi më i madh tregtar i tij. Kjo satirë ndaj regjimit të Hitlerit në prag të Luftës së Dytë Botërore do të zgjojë ndërgjegjet dhe do të mbetet një referencë edhe në ditët e sotme.

Histroia filmit:

Në vitin 1918 një ushtar i shpëton jetën një piloti dhe e zë amnezia. Ai mbyllet në një spital për 20 vite. Një ditë ai arratistet për t’u rikthyer tek berberania e tij pa qenë i ndërgjegjshëm për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit. Ai nuk është në dijeni që një farë Hynkle është bërë diktatori i shtetit Tomanie dhe që kërcënon hebrenjtë. Fatmirësisht, njeriu të cilit i kishte shpëtuar jetën 20 vite më parë është bërë shumë influent dhe e mbron.

Përse duhet (ri)parë?

Charlie Chaplin e ka ideuar këtë fil në vitet 1930. Në atë kohë i mërguar në Los Angeles, ai fillon xhirimet në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe shton elemente aktualiteti sipas zhvillimeve. Një projekt të cilin e ka zhvilluar me shumë mundime dhe që e ka financuar krejtësisht vetë. Duke u mbështetur në deklaratat e publikuara nga regjimi nazist i kohës, Chaplin i kthen fjalimet dhe intonacionet e Hitlerit në qesharake, duke imituar fyhrerin në një koreografi groteske.

Ai tregon absurditetin e sistemit nëpërmjet syve të këtij berberi hebre, që nuk është në dijeni të situatës, kur kthehet gjen në vitrinën e butikut të tij të shkruar me bojë gërmat “jew” (hebre). Kur përpiqet të pastrojë dyqanin e tij, ai sulmohet nga banorë, më pas nga forcat e rendit.

Ky film është një kritikë e ashpër që përzien realitetin me estardën dhe që theksohet nga një mesazh shprese dhe vigjilence.

Tags:

Home Art